Amazon sfidon PayPal në pagesat online
Amazon sfidon PayPal, platformën popullore për pagesat online në internet në pronësi të eBay. Koloseu i Seattle, siç raportohet nga shtypi i huaj, ka nisur një shërbim për pagesat nëpërmjet internetit e cila shfrytëzon një grup prej 240 milion përdoruesish.Fillimisht, opsioni do të jetë në dispozicion për të paguar abonimet, por në të ardhmen ajo do të shtrihet në të gjitha llojet e tjera të blerjeve.Amazon i jep mundësinë përdoruesve për të përdorur të dhënat e kartës së kreditit të ruajtura në portalin e e-commerce për të paguar abonimet ndaj palëve të treta, siç janë celularët ose shërbimi i muzikës dixhitale. Pa pasur nevojë për të zbuluar të dhënat e tyre financiare për platformat e tjera apo kompanive të panjohura. Kështu si po vepron PayPal, në çdo transaksion Amazon do të kërkojë një zbritje.Shërbimi zgjeron horizontin e biznesit të një kompanie, sidomos duke pasur parasush se 40% të shitjeve të tij janë në pronësi të shitësit të palës së tretë. Përveç kësaj, 18 qershor është data në të cilën pritet të lançohet një smartfonë i ri i nënshkruar nga Amazon, një element që mund të inkurajojë më tej zhvillimin e një platforme për pagesat nëpërmjet telefonit. /o.b/oranews.tv/