Google bllokohet në Kinë

Nuk do të ketë Google në Kinë në prag të përvjetorit të 25-të të Tiananmen. Nëse pak ditë më parë shërbimi Google në Kinë, ishte i lidhur si motor kërkimi njësoj si shërbimet e mëparshme të gmail, sot është e pamundur për ta aksesuar faqen.Gjigandi i Mountain View në të kaluarën ka hyrë më shumë se një herë në konflikt me qeverinë në Pekin. Aq shumë, saqë në mënyrë që të mos ishte e detyruar që të paraqiste censurën kineze, kaloi në serverat e Hong Hongut. Sot, për shkak të përfundimit të censurës, nuk është më e arritshme asnjë faqe e Google.Kërkimet në faqet kineze janë të mundshme, natyrisht jo për termat e censuruar si Tiananmen ose “4 qershor” ose “46”, “64” ose “35 maj”, siç ne shpesh i referohemi me këto kërkime masakrës në sheshin Tiananmen. Por i gjithë rrjeti është ngadalsuar, si ajo fiksja ashtu dhe ajo e rrjetit të celularëve, dëshmi që kontrollet mbi transmetimet këto ditë janë bërë më intensive nga autoritetet kineze./o.b/oranews.tv/