Google planifikon 180 satelitë për shpërndarjen e internetit nga qielli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2014, 13:50
Gjigandi i kërkimit në internet Google po planifikon ndërtimin e 180 satelitëve për ti lëshuar në orbitë të ulët për të siguruar lidhjen e internetit në zona të ndryshme të botës ku mungon shërbimi i tij.Detajet e këtij projekti nuk janë bërë ende publike por sipas një zëdhëndëse nga Google thuhet se iniciativa e Google për investimin në internetin satelitor mund të shkojë deri në 3 miliard dollarë, dhe se ky projekt do të përmirësojë jetët e njerëzve.Ndërsa analistët e tregut besojnë se ky investim i Google është i vlefshëm dhe se do ketë përdorim të gjërë nga njerëzit.