Facebook lançon Slingshot

Pas gabimit në publikimin fals të Slingshot disa ditë më parë nga Facebook, lançimi aktual i Slingshot, aplikacioni për mesazhet e “disponueshme” konkuron Snapchat.Aplikacioni lejon përdoruesit që të shpërdajnë foto, video, tekst dhe vizatime dhe në kohën kur mbyllen, aplikacioni i fshin ato automatikisht. Të gjitha karakteristikat jozyrtare rrjedhur nga një hap fals javën e kaluar për publikimin e aplikacionit u konfirmuan më pas.Lançimi i Slingshot është një sinjal që kompania e Mark Zuckerberg të vendosë një shifër të lartë në tryezë. Pasi bleu aplikacionin Whatsapp për 19 miliardë dollarë dhe pasi zhvilloi së tepërmi aplikacionin e saj, Messenger, kompania e Zuckerberg vazhdon që të konsolidojë.Slingshot shihet nga analistët si një kundërshtar mjaft i mirë për Snapchat, një chat me përmbajtje të “disponueshme” i cili është mjaft i popullarizuar nga adoleshentët. Facebook kërkoi që ta blente atë muaj më parë për 3 miliardë dollarë, por krijuesit e saj janë përgjigjur me një “jo”, duke argumentuar se aplikacioni vlen më tepër se aq./o.b/oranews.tv/