Pirate Bay, arrestohet Peter Sunde

Një histori e cila mund të mbetet kujtim, ashtu siç ishte dhe për Napster, bëhet fjalë për Pirate Bay. Peter Sunde, njeriu imazh i platformës pirate më të njohur në botë për shpërndarjen e muzikës, filmave dhe lojrave në mënyrë jo legale, është arrestuar në jug të Suedisë pas dy vitesh në arrati.Sunde, 35 vjeç, me pseudonimin “brokep”, u dënua në apel në vitin 2010 për shkelje të ligjeve për të drejtat e autorit. Interpoli ishte në gjurmët e tij për disa muaj. Sunde është nominuar në listën e piratëve filandez në zgjedhjet e fundit europiane. Pas njoftimit për arrestimin e tij, nëpër rrjetet sociale qarkulluan “hashtaget” ku thonin që të lironin Brokep-in(Peter Sunde).Pirate Bay, e cila në jetën e saj online ka prekur majat e 20 milion vizitorëve në muaj, u krijua në vitin 2003 në Suedi, ku përveç Sundes, ishin dhe Fredrik, Neij dhe Gottfrid Svartholme dhe financuesi i tyre ishte Carl Lundstrm. Në vitin 2009, gjykata e Stokholit kishte dënuar themeluesit me një vit burg dhe një gjobë prej 2.7 milion euro, për bashkëpunim në kundërshtimin e ligjit për të drejtat e autorit.Në nëntor të 2010, një gjykatë e apelit suedez mbështeti vendimin, uljen e burgut por rritjen e gjobës në 4.6 milion euro. Vetëm një vitë më vonë faqja The Pirate Bay u rikthye në faqen pirate numër 1 në botë. /o.b/oranews.tv/