Instagram përditësohet, ndjek Photoshop-in

Nuk do të jenë të mjaftueshme më 18 filtrat e famshme. Instagram është duke u përditësuar dhe po shton funksione të reja në stilin e Photoshop. Përveç editimit të imazheve ju do të jeni në gjëndje për të përmirësuar ndriçimin, kontrastin, temperamentin e ngjyrave dhe gjithashtu mund ta preni foton. Ndryshimet do të bëhen në orët e ardhshme në platformën IOS të Apple edhe në Android të Google.Pra nga rezultati, bën që ky aplikacion, i cili zotërohet nga Facebook, të jetë më pranë standarteve të aplikacioneve të tjera profesionale për editimin e fotove. Dhe për përdoruesit e iPhone surprizat nuk përfundojnë këtu. Me konferencën e zhvilluesve, e cila u mbajt dy ditë më parë në San Francisco, në fakt, Apple ka hapur dyert për bisedimet ndërmjet sistemit operativ dhe aplikacioneve për pajisjet celularë iOS 8.Kjo do të thotë se për pronarët e një iPhone ose një iPad të Apple, në vjeshtë, do të mund të gjejnë filtrat për funksionet e ndryshme të Instagram direkt në menunë e kamerës, pa pasur nevojë ta zhvendosni aplikacionin që është i përkushtuar. /o.b/oranews.tv/