Pas avionëve, Google blen satelitët Skybox Imaging

Google nuk ndalet në blerjet e saj për gjigandët e teknologjisë. Pas avionëve të telekomanduar, blen gjithashtu dhe satelitët e Skybox Imaging për 500 milion dollarë. Kjo u njoftua nga e njëjta kompani në një deklaratë, duke vënë në dukje se satelitët do të mund të ndihmojnë shërbimin popullor Skybox Maps dhe Earth, në përmirësimin e saktësisë.“Me kalimin e kohës, ne shpresojmë se teknologjia Skybox mund të na ndihmojë për të përmirësuar aksesin në internet”, thekson Google. Big G në Prill bleu avionët e telekomanduar Titan Aerospace, duke mundur në kohë Facebook. Kompania Start-up e cila prodhoi avionët e telekomanduar i projektoi ato për të fluturuar në një lartësi të madhe për një kohë të gjatë falë paneleve diellore të cilat janë të instaluara në të.Skybox Imaging u themelua në vitin 2009 në Silicon Valley, fabrika e satelitëve të vegjël të aftë për të marrë fotografi dhe video të Tokës në rezolucion të lartë. Google kishte kohë që e ndiqte Skybox, ndërsa thashethemet në blerjen e tij kishin qarkulluar disa javë më parë. Marrëveshja duhet të marrë njëherë dritën jeshile të autoriteteve amerikane përgjegjëse. /o.b/oranews.tv/