Ceremoni madhështore për martesën e princeshës nga Brunei
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2012, 10:58
Vajza e një prej njerëzve më të pasur të botës, sulltani i Bruneit Haji Hassanal Bolkiah martohet ndërsa ceremonia e martesës së saj është madhështore. Princesha Hajah Hafizah Sururul Boliah, 32 vjeç martohet me Haji Muhhammad Ruzaini, 29 vjec.
Të dy punojnë së bashku për qeverinë në zyrat e kryeministrit dhe ceremonia do të mbahet në pallatin e sulltanit që numëron më shumë se 1700 dhoma.