Në ditën e katërt në tendën e urisë 14 ish të përndjekur: “Po na provokojnë”

Ndërsa shprehen të vendosur për të vazhduar grevën e urisë për plotësimin e kërkesave të tyre, ish-të përndjekurit thonë se po provokohen nga disa persona. Një incident i tillë ndodhi rreth orës 09:15 minuta kur pati një konflikt verbal mes grevistëve dhe disa personave të tjerë që ishin jashtë çadrës. Por konflikti zgjati vetëm pak minuta ndërsa ndërhyri policia për të larguar personat që ishin afër grevës.