Turqi, Erdogan thirrje të rinjve: Injoroni thirrjet për protesta

Ankara-Kryeministri turk Taip Erdogan i bën thirrje të rinjve të injorojnë thirrjet për të kujtuar përvjetorin e protestave në sheshin Taksim.Protestat e një viti më parë kundër planit të ri të zhvillimit dhe kundër prerjes së pemëve në parkun "Gezi" në Stamboll u shndërruan në tubime masive anti-qeveritare. Një numër i madh njerëzish u vranë dhe me mijëra u plagosën.Thirrja e kryeministrit erdhi vetëm pak orë përpara demostratave mbarë-kombëtare që janë paralajmëruar në vend.Një grua 64 vjec, e cila kishte rënë në gjendje kome gjatë protestave të dhjetorit, si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës, vdiq dje.Organizatorët e protestave të një viti më parë në parkun "Gezi", kanë bërë thirrje për demostrata sot . Gjithashtu tubime pritet të zhvillohen edhe në disa qytete të tjera të Turqisë, si në Ankara, Izmir dhe Antalia.Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje të rinjve të injorojnë thirrje për organizime për përkujtimin e protestave të një viti më parë në sheshin 'Taksim' në Stamboll. Mijëra policë do të angazhohen për ruajtjen e rendit pas thirrjeve për protesta masive.Policia ka ndërmarrë një super-aksion për të siguruar qetësinë dhe rendin, ku vëmëndja pa dyshim fokusohet në kryeqytet, duke rrethuar në cdo anë sheshin "Taksim".Turqia është përfshirë nga protestat e dhunshme javët e fundit, ku 2 persona humbën jetën gjatë protestave dhe pas tragjedisë në minierën e qytetit Soma, ku humbën jetën 301 persona.Më herët qytetarët turq në disa qytete marshuan në shenjë proteste edhe ndaj vdekjes se një 15 vjecari, iI cili gjendej në koma që prej qershorit të vitit të shkuar.Në maj të 2013-ës, protestuesit demonstruan kundër qeverisë, duke pushtuar për disa ditë me rradhë Sheshin "Taksim" dhe Parkun "Gezi". Policia veproi dhunshëm ndaj tyre, duke vrarë e duke plagosur dhjetëra e qindra persona.Që nga ajo kohë, kryeministri Erdogan është akuzuar vazhdimisht për autoritarizëm dhe korrupsion.Ky i fundit, pas videove që filluan të qarkullojnë në internet për të dhe për skandalet e korrupsionit mes të cilave ishte përfshirë edhe djali I tij, kërkoi të bllokojë edhe rrjetet sociale si YouTube dhe Tëitter. Megjithatë mbështetja për kryeministrin dhe partinë e tij nuk ka rënë, pasi në zgjedhjet e muajit mars ai fitoi bindshëm dhe kjo sipas analistëve, është një barometër i qartë i popullaritetit të tij.