Policët fals grabisin e dhunojnë çiftin në Sarandë. U thanë se do kontrollonin për armë

Sarande- "Jemi Policia e shtetit. Do të kontrolloj për armë kryesisht dhe për gjëra të tjera." këto kanë qenë fjalët që i kanë thënë grabitësit të moshuarit Kujtim Ruçi, para se të hyjnë për të grabitur kasafortën 22 milionë lekë brenda.Ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Bërdënesh të Sarandës.Katër persona që hiqeshin si policë kanë hyrë në banesën e Kujtim dhe Dallandyshe Rucit 67 dhe 60 vjec.Çifti i moshuar janë dhunuar rëndë, nga keqbërësit të cilët u kanë krijuar plagë në të gjithë trupin dhe thyrje të brinjëve. Grabitësit u kanë mbyllur gojën me ngjites natriban dhe u kanë lidhur duart bashkëshortëve Ruci.Pasi kanë shtënë në dorë kasafortën e familjes ku ndodheshin 22 milionë lekë, ata janë larguar. Keqbërësit kanë qenë të pamaskuar dhe kanë paraqitur një dokument policie për tu lejuar të hyjnë lehtësisht në banesë nga cifti Ruci.Dëshmia e të dhunuarit Kujtim Ruci"Katër veta erdhën tek dera, hapa derën. I ra derës me forcë. Pse i bie derës i thashë, do ta hapja. Jemi Policia e shtetit tha, dhe do të kontrolloj për armë kryesisht dhe për gjëra të tjera. Më jep pak autorizimin i thashë unë, ja më tha mua dhe më qëlloi, kur ranë pastaj katër veta mbi mua ata. Na torturuan, na lidhën, na vranë, morën paratë çfarë kishim aty në kasafortë. Pa maska, pa dorashka, jemi policia e shtetit, kishin dhe ca blloqe në dorë, i kemi aty ato. Nuk njihnim asnjë prej tyre." rrëfen 67 vjeçari nga spitali i Sarandës.Dëshmitari që pa “policët grabitës” të iknin"Pamë kur dolën katër veta me një kasafortë, e ngarkuan në makinë, makinën e kishin aty në hije të fikut."Policia e Sarandës pasi ka qenë ne vendngjarje dhe ka shqyrtuar provat e gjetura, po përpiqet të nxjerrë një identikit për grabitësit,bazuar edhe tek përshkrimet e ciftit të dhunuar të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës ku po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore si rezultat i plagëve të marra nga keqbërësit.