300 vende të reja pune për Skraparin, Meta: 1000 të tilla brenda mandatit
Skrapar- Pas një pune tre vjeçare, qyteti i Skraparit tashmë do të ketë një fabrikë moderne fasonësh në të cilën do të punësohen plot 300 veta.Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur në ceremoninë e inagurimit të këtij biznesi, e cilësoi një lam të mirë dhe një premtim të mbajtur nga kjo forcë politike për hapjen e sa më shumë vendeve të punës.Ai shprehu bindjen se brenda mandatit 4 vjeçar të qeverisjes, në këtë zonë do të happen 1000 vende të reja pune.“23 majin nuk e kemi zgjedhur kot, është pranë një ditë shumë të rëndësishme siç është 24 maji. Këtë ditë nuk do ta kemi vetëm ditën e inagurimit të këtij investimi mjaft bashkëkohor, por ditën e bilancit të punësimit për Çorovodën dhe Skraparin. Kjo fabrikë u jep mundësinë 300 qytetarëve të punësohen. Kam tre vjet që e pres këtë ditë. Duke mbështetur këto biznese ne mbështesim zhvillimin e vendit, punësimin. Do doja të falenderoja dhe qeverinë që e ka shndërruar mbështetjen për këto aktivitete në prioritet të rëndësishëm për një punësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Jam i sigurt që duke ecur në këtë mënyrë vetëm në Çorovodë do të mund të hapim 1000 vende pune brenda mandatit.Ne nuk duhet të lejojmë që këto bukuri përrallore të natyrës të braktisen nga njerëzit. Erëra të mira po fryjnë.Shumë shpejt do rikthemi këtu për të përuruar rrugën e re të kanioneve. Turistët po vijnë më shpejt sesa ne po punojmë për ti pritur ata.Jemi të ndërgjeshmëm se duhet të ruajmë disa tradita që kanë humbur nga tranzicioni, turistët kërkojnë jo vetëm një natyre të virgjër, por të shijojnë atë çfarë ka të veçantë një zonë,një krahinë” tha Meta.Meta shprehu bindjen se të tjera fabrika do të inagurohen, ndërsa theksoi se edhe projekti TAP do t’i sjellë një cilësi të re jetese këtij qyteti.“Jam i bindur që gjatë këtyre katër viteve do inagurojmë dhe shumë fabrika të reja të përpunimit të prodhimeve blegtorale.Por sëpari duhet të nxisim dhe të rrisim prodhimin.Secili prej nesh mund të bëjë diçka më shumë. Shumë shpejt fillojnë dhe projektet për realizimin e TAP, ku Skrapari është një nga nyjet kryesore ku ky projekt do kalojë. Do ti japim një cilësi të re këtij qyteti. E vetmja rrugë e sigurt për mirëqënie dhe begati është ajo e punësimit. Do punojmë sëbashku që çdo njeri që kërkon punë në këtë vend do ketë mundësi të punojë dhe kontribuojë për familjen e tij” përfundoi Meta.Ndërsa deputeti i kësaj zone, Nasip Naço, u bëri thirrje biznesmenëve nga Skrapari të investojnë në këtë qytet.“Kur bashkë kemi diskutuar për të ndërtuar këtë fabrikë këtu shumë veta nuk na kanë besuar, në atë kohë ndoshta ishte fushatë elektorale dhe nuk na besonin. Ne flasim pak, por dimë ta mbajmë fjalën. Kam për nder që jam këtu me Ministra dhe deputetë, por dhe me zotin Meta, të cilët çdo ditë kërkojnë të hapin sa më shumë fronte pune jo vetëm në Çorovodë, Berat por gjithë Shqipërinë. Unë kam një thirrje për gjithë biznesmenët nga Skapari që të investojnë në Skrapar”tha Naço.Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm edhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregetise dhe Sipermarrjes Arben Ahmetaj.