Kur tha: Është ftohur në tajare nuk e paska patur edhe aq gabim
As në gas e as në vaj, as në shtrat e as në gjyq, as në plazh e as në zyrë ne nuk ka ka lezet ajo që bëjmë.Halldupçe se halldupçe do ta bëjmë , pa pikën e mëdyshjes! Aq më pak mund të kërkojmë klas tek krimi, në një vend që Mafian e ka mësuar nga filmi Oktapodi dhe që termin “mafioz” e përdor si kompliment për dikë që është i shkathët e i zoti. Por ajo që dua të ndaj këtu nuk është meraku për vulgaritetin e krimit. Nuk më ha meraku për të. E kundërta më ngrin gjakun: PREPOTENCA.Kjo është e frikshme për gjithë atë pjesë të shoqërisë që do të ketë një jetë normale. Le të sqarojmë se avionë me drogë, anije me drogë, nëndetse me drogë janë kapur në gjithë botën.Nuk është gjëmë në vetvete ajo që ra në Divjakë. Qesharak është i gjithë sfondi i kësaj komedie. Javë më parë opozita shpalli botërisht se në aeroportin e Gjadrit ulen avionë (të të njejtit tip si ky që ra në Divjakë) të cilët transportojnë drogë.Ende nuk di ku është Ilir Meta, por mezi po pres të dëgjojë se ç’koment ka për deklaratën se “spërkatin kundër mickonjave”? Ishta shaka? Nuk mendoj se kur i vihet një njollë e tillë ushtrisë së një vendi të parët e vendit kanë tagër të bëjnë estradë.Nuk dua të ngre tjetër hipotezë por me a pa dashje kjo teoria e spërkatjes shkoi në të mirë të trafikantëve.Nëse kryetari i Kuvendit ka këtë tezë, cili oficer a polic do të guxojë të mendojë të kundërtën? Por ky kryetar duhet të dalë gjithësesi e të shpjegojë këtë qëndrim. Pastaj kemi një “manovër ushtarake” të zëvendësministrit të mbrojtjes të denjë për skeçe naive të estradave amatore të dikurshme të kooperativave. Na niset nga Tirana zoti Dritan Hila dhe na mbërrin në një aeroport ushtarak. Gazetarët që ka marrë me vete nga Tirana intervistojnë fshatarët që gjenden aty:- Keni parë të ulen avionë me drogë ju?- JooOO – përgjigjen fshatarëtAtëhere kjo figurë kaq e rëndësishme e një ushtrie të NATO – s na deklaron se në fushën e aviacionit u vendosën popla , gurë e beton që të pengojë avionët të ulen (!).Të qe ndonjë udhëheqës i talebanëve që saboton një aeroport ushtarak të ushtrisë amerikane, do t’i hiqja kapelen (a çallmën – në rastin konkret). Por një drejtues ushtrie dëmton pistën e aviacionit të ushtrisë së tij se nuk ka besim se ushtria e tij mund ta ruajë nga trafikantët? Pasi të qeshnin nga marazi, shefat mbi të duhej ta përzinin me shqelma sa të mos puthte më në administratë.Me këtë veprim titullari i ministrisë së Mbrojtjes na tregoi se shteti i tij nuk ka ç’bën më shumë se kaq. Por kaq në fakt ka bërë shteti në vitin ’97.Atëhere kur shtetin e kishin bandat, ai shtet që u vu pas zinte rrugët me masive betoni, që të pengonte makinat e të fortëve. Këtu jemi sot? Këtu! – na thotë ky veprim. Por nuk ndalon këtu. Ditën për diell një avion – si ata që ka denoncuar opozita – na bie në një nga plazhet më të njohur të vendit. Na kapet piloti dhe një djalosh i cili - çuditërisht – pranon gjithçka dhe merr përsipër fajin. Mirëpo gjithë ata dëshmitar që po kalonin fundjavën në Divjakë na thonë se të paktën tri makina ia mbathën kur ra avioni. Divjaka është park kombëtar. Ka edhe polici private e cila nuk të le të hysh pa paguar 100 lekë.Ka edhe një tra aty. Po këta , panë a dëgjuan gjë?E – ëmbëlsira për në fund – MINISTRI I BRENDSHËM! Ajo që po prisja unë (në kuadër të mashtrimeve gjithësesi, por të paktën të qe diçka e ngrënshme e me pak “klas”) qe një dalje e zotit Tahiri i cili të na bënte me dije se prej kohësh po hetonte një rrjet , bla bla bla por ky aksident e detyroi policinë të ndërhyjë bla bla bla. Por jo. Nga nxitimi na e quan këtë aksident ajror një sukses të policisë! Na e quan gjithashtu edhe një sasi të madhe hashashi këtë të kapurën nga ne. Eh mor mik! Sa herë ka kapur këto kohët e fundit policia italiane sasira edhe më të mëdha se kjo! Them “italiane” , jo policia jonë.Mirëpo ai zgjodhi të na shesë sapunin për djathë. E në të njejtën ditë zëvendësministri i transporteve Manjani na siguroi se “ne e kontrollojmë gjithë hapsirën ajrore të Shqipërisë”. Ou? Po atë toksoren, që na e premtoi kryeministri që në fushatë, si ndodh që nuk e kontrollon kjo qeveri?Divjaka është vend turistik, park kombëtar, ish zonë ushtarake, zonë e banuar dhe e populluar. Pse atëhere trafikantët zgjodhën këtë vend kaq të rrezikshëm për ta? Kush u ka dhënë garanci? Se pikërisht kjo “ne” e Manjanit është e frikshme.Nuk akuzoj shumicën, por segmente brenda saj kanë identifikuar madje edhe ndëshkuar për lidhje me drogën. Atëhere kush na siguron se tek kjo “ne” që kontrollon ajrin (natyrisht edhe sterrenë e detin) nuk ka miq të këtij pilotit italian?Nuk do kish vlerë të harxoja kohë me këtë çështje e nuk do të kish humor sikur vetëm pak çaste më parë të mos lexoja atë që i vë kapak rrumpallës së këtij shteti. I arrestari Saimir Bajrami ka deklaruar në prokurori: Zgjodhëm Divjakën se Gjadri u betonua!Ja dhe lajmi , për ata që mendojnë se po e çoj humorin në grotesk:Trafiku i drogës, Bajrami: Zgjodhëm Divjakën se pista e Gjadrit u betonua