Tirane-Sot ish-të përndjekurit poltik e nisën ditën me vendimin për të hyrë në grevë urie 24 orëshe sepse nuk kanë marrë dëmshëpërblimet.Ndërkohë një incident ndodhi mes ish të përndjekurve dhe deputetes së PD-së Mesila Doda.Gjithça filloi rreth orës 10:00 minuta kur një grup ish të përndjekurish deklaruan se do të hynin në grevë urie 24 orëshe pasi deklaruan se qeveria i ka mashtruar duke mos paguar dëmshpërblimet.Ish të përndjekurit u ulën këmbëkryq dhe nisën grevën e urisëPor situata ndryshoi me ardhjen e deputetes së Partisë Demokratike Mesila Doda.Ish të përndjekurit u ndanë në dy grupe: Një pjesë lanë grevën ndërsa pjesa tjetër qëndroi.Ja cfare ndodhi sot Ora 13: 35 Fatmir Hoxha: I kerkojme te falur Mesila DodesFatmir Hoxha, Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara tha se i kërkonte falje zonjës Doda për incidentin e ndodhur. "Kërkojmë, që të prononcohet sërish para nesh . Mos ta ngatërrojnë grevën fisnike me ordinerë, është përzierë mishi qengjit me atë të qenit." tha ai.Ora 12: 30 Mesila Doda: U bashkova me ish të përndjekurit se ma kërkuan Mesila Doda përmes një postimi në facebook deklaron arsyen pse iu afrua ish të përndjekurve
Ora 11: 30 Mesila Doda afrohet te ish të përndjekurit, i kërkojnë të largohetDeputetja e PD-së Mesila Doda iu afrua protestuesve por në këtë moment ata i kanë kërkuar të largohet duke deklaruar se ajo nuk kishte të drejtë të ishte aty pasi partia që ajo përfaqësonte, kur ishte në qeverisje i kishte mashtruar.
"Duam lekët tona, jo gënjeshtra duam para. Ti na mashtrove. E dogje shokun tonë. E dogjët Lirak Bejkon" tha një ish- përndjekur. Doda pranoi se PD duhej të kishte bërë më shumë.
Ja debatiIsh të përndjekurit në grup - “Të lutem largohu. Ti nuk ke të drejtë fare këtu. Ne nuk kemi çështje politike. Duam paret tona. Ti e dogje shokun tonë. Ai shoku jonë iku dhe la familjen rrugëve. Ti për çfarë na vjen ketu. Ne nuk duam asnjë sqarim moj shoqe. Na thuaj çfarë ke bërë ti për ne. Kush të thirri të vish këtu. Prandaj të them largohu. Vazhdo, nuk ke pse të rrish këtu e të bësh incident.
Mesila Doda: Nuk kemi ardhur si politikanë
Ish të përndjekurit: Duam lekët tona, jo gënjeshtra duam para. Ti na mashtrove. E dogje shokun tonë. E dogjët Lirak Bejkon
Mesila Doda: Jo, me kërkesën e një pjese të burgosurish na thirrën me qëllim që t’I japim mbështetje. Sigurisht që mbështetja e deputetëve të opozitës dhe të gjithë njerëzve që mendojnë se janë shtresë që meritojnë të marrin të drejtën e tyre, meritojnë të jenë krejtësisht pjesë e integruar e shoqërisë tonë nga ana jonë. Cdo tentativë për të rikuperuar dhe glorifikuar të kaluarën komuniste, duke komplikuar figurën e diktatorit do të hasin në një pengesë të madhe nga ana e të gjithë opozitarëve të sotëm dhe shtresa e të persekutuarve. Do të jemi të gjithë bashkë të arrijmë të kemi një realitet tjetër më të mirë.
Gazetari: Zonja Doda 8 vite ishit në pushtet pse nuk u morët me kauzën e tyre
Mesila Doda: Është e vërtetë që kemi pasur mundësi të bëjmë më shumë. Kemi filluar një process I cili nuk pati mbaruar por ishte e vetmja herë që nisi një proces për riintegrimin e tyre, i cili konsideronte integrimin e tyre në shoqëri dhe mundësi dhe sigurisht edhe në dhënien e një mundësie ekonomike më të mirë, e cila nuk ishte përpara fillimit të ardhjes tonë në pushtet. Do të duhej që të kishim bërë më shumë por ishte e vetmja herë në të cilën filluam që të kishim një proces të tillë real.
Gazetari: Do me thënë që 8 vite nuk ju dolën?
Mesila Doda: Ato premtime që u bënë në fushatë të kenë mundësi të jenë të realizueshme.
Ish I përndjekuri: Unë i kam vajtur Astrit Patozit për punë dhe më ka thënë O mashtrues.Mesila Doda largohet
Ish të përndjekurit mbyllin greven e urisë: U politizuaNdërkohë që ish të përndjekurit deklarojnë se greva e urisë 24 orëshe u mbyll.“E mbyllim grevën sepse po kërkohet të politizohet. Greva jonë nuk është politike, por ekonomike. Duam lekët sepse nuk kemi të ardhura për të jetuar. Sic na erdhën socialsitët në grevën e urisë, erdhën tani demokratët . Jemi më keq se në kohën e Enver Hoxhës”Situatë e tensionuar mes ish të përndjekurve politikë
Ora 10 25 Dëmshpërblimi, Ish të përndjekurit nisin grevë urie 24 orëshe afër ParlamentitNë orën 10:20 minuta një grup ish të përndjekurish politikë nisën një grevë urie 24 orëshe.Ata janë ulur këmbëkryq në një lulishte afër godinës Institutit të të Përndjekurve Politikë, përballë Parlamentit.Vendimi u mor pak minuta pasi ish të përndjekurit nuk u lejuan të protestonin para Parlamentit dhe policia i zhvendosi para godinës së të Përndjekurve.
Ish i përndjekuri: Paret që kemi marrë nuk na dalin as për varrimFatmir Hoxha, drejtuesi i protestës dhe grevës së urisë, i cili mban dhe postin e Kryetarit të Partisë së të Drejtave të Mohuara thotë se hyjnë në grevë urie se psai ndihen të mashtruar nga qeveria. Ai thotë se Instituti i të Përndjekurve Politikë nuk i përfaqëson ata, pasi në krye të këtij institucioni janë emëruar njerëz të qeverisë. Ai i bën thirrje ministrit të Brendshëm të heqë dorë nga provokimet.“Tahiri të heqë dorë nga provokimet. Nuk jemi për t’ju destabilizuar. Ata nuk kanë të drejtë të provokojnë. Instituti i të Përndjekurve Politikë nuk mbron interesat tona. Ata janë të emëruar nga qeveria shqiptare. Kanë ardhur nga Vlora, Kavaja, Elbasani për tu bashkuar në grevë. Kjo politikë është qesharake. Na u premtua që do të na jepet dëmshpërblimi dhe do të hapen dosjet. Kemi marrë një pakicë të vogël sa as lek varrimi nuk mund ti quash.” tha Fatmir Hoxha në një prononcim për gazetaren e Ora News Manjola Hasa

(Në foto: Ish të përndjekurit politikë përpara Institutit të të Përndjekurve nisin grevën e urisë 24 orë )
Ora 10: 00 Para parlamentit është vendosur një kordon policor.Ata nuk janë lejuar nga forcat e policisë që të protestojnë para Parlamentit por janë zhvendosur tek godina e Institutit të të Përndjekurve Politikë. Para parlamentit është vendosur një kordon policor. Ish-të përndjekurit kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk i jepet dëmshpërblimi i plotë"Rama nuk i mbajti premtimet për dëmshpërblimin tonë" thonë ata.“Ne jemi këtu t’i bëjmë thirrje për të na dhënë dëmshpërblimin. Unë kam marrë dy këste por as vëllai im, as gruaja s’ka marrë. Mbi 20 vjet që bëjmë dokumenta dhe i dorëzojmë në shtet. Afati kohor ka mbarur, kur do na i japin?! Të mos na sorollasin. Jemi të diskriminuar” tha njëri prej protestuesve të vendosur para godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë.Sa i takon grevës së urisë, ata deklarojnë se “do të mblidhen për të marrë një vendim, por dhe kjo mbetet një opsion pasi vazhdojnë të jenë shtresa më e diskriminuar”