Debate në Kuvend, Berisha: Thyet embargon me Iranin, Rama: E bëtë ju
Tirane - Thyerja e embargos ndaj Iranit duke eksportuar naftë krudo në Shqipëri ka qenë fitili që ndezi sot arenën e debateve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Duke cituar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ish kryeministir Sali Berisha tha se mazhoranca e renditi Shqipërinë krah Sirisë në listën e blerësve të naftës iraniane, të ndaluar nga embargo e SHBA-ve,duke cënur raportet jo vetëm me SHBA por edhe me BE.Berisha kërkoi dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama e pohoi se Shqipëria ka thyer embargon , por jo kur shteti qeverisije prej tij, por në 2013, kur në pushtet ishin demokratë. Madje ai shtoi se prej kur ka marrë qeverinë nuk ka asnjë fakt apo deklaratë që ta lidhë Shqipërinë me thyerje të embargos me Iranin.Kreu i qeverisë tregoi hyrje daljet në dogana për të dokumentuar 5 raste kur në Kapshticë e Qathë Thanë në mars 2013 kanë hyrë mbi 100 mijë kg naftë e eksportuar nga Irani.Socialistët i kujtuan demokratëve se ata kanë thyer embargon edhe me Libinë, kur cënoi armë për Gedafin, por ish kryeministri tha armët u çuan për rebelët që luftonin kolonelin famëkeq.Në orën 12: 30 Deputetët e PD-së u vendosën para foltores së Kuvendit dhe kërkuan që fjalën ta merrte Berisha, ndërkohë që Dule do i jepte fjalën Koço Kokëdhimës.“Më vjen keq se opozita preferon tribulanet popullore sesa Parlamentin.” tha Dule duke ndërprerë punimet e Parlamentit për 5 minuta.Për orë të tëra, seanca plenare iu shmang edhe axhendës së ditës, ku në përplasjen mes palëve nuk munguan as batutat
(Në foto deputetët e opozitës në momentin kur bllokojnë foltoren)Pjesë nga debatet në Kuvend, ja si shkoi seanca sot Meta di për vizitat e shpeshta në Iran Berisha: “Duke ardhë në Parlament një qytetar më lutet, a do mund të bësh një pershendetje qeverisë: Shokë të qeverisë a u lodhët duke vjedh javën që shkoi.Alket Hyseni, këshilltari Ramës, merr dhe prish mure dhe pushton 500 metra tokë në Golem. INUK në Durrës me thënë të drejtën ia bllokon nisjen e punimeve këshilltarit të Kryeministrit, por kjo është vjedhja e parë, 500 metra toke.Pas dinamitit të kampit të puntorëve, fshihet korrupsion i mirëfilltë, s’na hidhni dot trutë e gomarit. Ajo ishte ndërtesë e sindikatave.Koço, tha se nëna ime trembet kur më sheh mua në tv, mos mërzit nënën, mos vidh. Me anë të mashtrimit se do punësonte banorë në Bunac, vodhi fshatin më të bukur duke e kthyer nga park në punishte inertesh në mes të fshatit. Kjo tokë e fshatit Bunac është kthyer në helm. Këto janë vetëm disa, janë kafetë, të tjerat vijnë pastaj.Agjencia e lajmeve, shtypi më serioz kanë shkruajtur se Shqipëria ka thyer embargon e naftës me Iranin. Agjencia Ndërkombëtare Atomike në raportin e saj të fundit informon se embargon e kanë thyer Shqipëria dhe Siria, më datën 20 ose 22 mars, (ka dhe datën ). Qeveria iraniane ka informuar se Shqipëria nuk ka marrë naftë në Iran.Qeveria ka hesht si fija e barit, ndërkohë aleati juaj i di mirë. Vizitat e shpeshta në Iran që janë zhvilluar gjatë viteve të kaluara nga eksponentët më kryesorë të opozitës për arsye të cilat i dinë ata vetë, pyetni zotin Meta. Thyerja e embargos përbën akt të rëndë ndërkombëtar dhe kombëtar. Thyhet ligji ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë ndaj SHBA-së e Izraelit.Qeverisë ia mbyll gojën besniku i partisë. Ja mbyll vizitat e fshehta në Iran. Opozita nuk ka asnjë lloj mëdyshje. Ne kërkojmë komision hetimor parlamentar. Nuk mund të pranojmë që interesat kombëtare të shiten në këtë mënyrë.Përgjigjet Rama: Embargoja u thye kur ishte PD në qeveriRama: "Kisha vendosur ta kurseja këtë sqarim në respekt të shtetit shqiptar po edhe duke u përpjekur të mirëkuptoj paraardhësin në detyrë, që padashur për atë çka duhet të them të shfrytëzoj në dëm të Shqipërisë të bëj spekullim politik. Mirëpo nuk ma dhatë këtë mundësi. Më detyruat të dal këtu dhe të them po ka ndodhur, fatkeqësisht, ka ndodhur ekzaktësisht siç do tju them bazuar në dokumentacion, që disponohet qoftë prej atye që e kanë publikuar, qoftë prej nesh dhe një gjë më vjen keq për ata që iu besojnë.Ju shfytëzoni publikimet ndërkombëtare sic paturpësisht e filluat, që me deklaratën e Sekretarit të Shtetit në dhjetor për të fajësuar qeverinë tonë, ndërsa publikimet e sotme i përkasin vitit të shkuar. Publikim që lidhet me këtë çështje i përket në 5 raste vendi eksportues është Irani dhe dogana hyrëse është Kapshtica dhe Qafë Thana. Artikulli i importuar është vaji bazë në sasinë e importuar 108 mijë e 110 kg. Dogana Hyrëse Qafë Thanë, dogana Tirana, vend eksportues Irani.Rasti i parë, dogana Qafë Thana, vendi i eksportit Irani, data e eksportit 4 mars 2013, pesha neto mbi 21 mijë kg.Rasti 2, dogana hyrëse Qafë Thana, vendi i eksportit Irani, data 18 mars 2013, pesha neto 21 mijë e 500 kg.Rasti 3, dogana hyrëse Qafë Thana, vendi i eksportit Irani, data 18 mars 2013, pesha neto 21 mijë e 500 kg .Rasti 4, dogana hyrëse Qafë Thana, vendi i eksportit Irani, data 25 mars 2013, pesha neto 21 mijë e 820 kg.Rasti 5, dogana hyrëse Qafë Thana, vendi i eksportit Irani, data 25 mars 2013, pesha neto 21 mijë e 780 kg."Koço: Saliu ktheu parlamentin në gjyq publik për kundërshtarët Koço Kokëdhima: “Ndoqa me vëmendje zotin Berisha. Edhe ai është dakord që këtu nuk bisedohet. Nuk ka dëgjim dhe komunikim të sinqertë. Saliu nuk flet dhe as nuk dëgjon. Ai këtu është në miting. Thelbi i sjelljes së tij është të kthejë parlamentin në një gjyq publik të kundërshtarëve. Saliu e çoi Shqipërinë në këtë situatë katastrofike që është sot. Drejtuesit e Parlamentit ju kanë lejuar të bëni gjithë këtë devijim të madh.Berisha: Koço mos vidhBerisha: Koço mos vidh. Më dëgjo këshillën. U akuzove në gjykatën e Tiranës se ke zhdukur ikonat bashkë me gjysmën tënde tjetër, i cili nga Fatos Nano u shpall hajdut, si njeri që shet ikonta e vjedhura në Paris. Ku janë ikonat e vjedhura të Thimios? Po të jetë për ikon vjedhës kampion… E di çfarë ndodhi me nudot e Mihos.Rama: Embargoja u thye në 2013Rama: Fakti që sot kërkoni t’i përdorni kundra nesh ju fajëson. Kompania nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tonë politik. Nga sa më sipër rezulton se gjatë peridhës shtator 2013 e në vazhdim nuk ka asnjë deklaratë dhe asnjë fakt që të lidhë Shqipërinë me eksportin e vajit bazë nga Irani i cili është zhvilluar në kornizën e 5 hyrjeve të lartëshënuara.Berisha: I them Ramës se raporti i është i Agjencisë Atomike në Vjenë ku thuhet se importues të naftës së Iranit janë Shqipëria dhe Siria, dhe t'u thuash shqiptarëve se nuk ekziston asnjë dokument.Ky është raporti i 11 prill 2014.(Video: Debati Bershia-Rama për embargon)