Çfarë tha Kasoruho në intervistën e fundit, në “Debati në Channel One”

Tirane- Shtatë ditë më parë Amik Kasoruho ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut për të komentuar historinë e Ismail Kadaresë dhe letrat që Dhora Leka i çonte shkrimtarit të madh, por dhe hapjen e dosjeve.Sot ai u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare si pasojë e një sëmundje në mushkëriJa fjalët e fundit në media të Amik Kasoruhos(28 prill 2014 në “Debati në Channel One”)“Nga Kadareja nuk do të çuditesha për mençurinë me të cilin i trajton problemet dhe për gjakftohtësinë me të cilin i trajton problemet. Është njeri që ka një përvojë jetësore të filtruar nëpërmjet shpirtit të shkrimtarit që pak kush e ka. Është një personalitet dhe si personalitet nuk mund të fliste ndryshe.Mu duk një intervistë shumë e pjekur.Letra është prova e një zvetnimi të plotë të një njeriu që për arsyet e veta ndoshta ka pranuar të shkojë dhe më thellë nga ckishte shkuar duke kërkuar përsëritjen e asaj kontrate famkeqe me sigurimin e shtetit. Tërë historia e Dhora Lekës më kujtoi që nuk bën vecse e rrit më tepër vlerën e Kadaresë si një njeri që di të( po të nisemi dhe nga fjalët e intervistës së tij) di ti shohë gjërat dhe me syrin e drejtë përderisa ai pranon për një njeri që ka dashur ti bëj të 99-tat thotë ishte viktimë e kohës.Sa për dosjet nuk besoj me perjashtim të njerëzve direkt të interesuar të ketë në Shqipëri njerëz që të thonë të mos hapen dosjet.Problem është si do të mbërrihet deri aty.Problem është ne mos tja nënshtrojmë këtë punë spontanitetit, të krijojmë një aparat ligjor ashtu sikurse e ka krijuar dhe bashkësia evropiane dhe ti hapim të shohim njeri tjetrin në sy pa patur frikë se do të shohim një spiun.” /sg/ora news online/