Sensibilizohen Lazaratasit…??? Policia hyn sërish në fshat për fushatë

Gjirokaster- Për të katërtën herë, forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë në fshatin Lazarat, ku në qendër mbetet lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike.Dy zëvendës Drejtorët e Policise, Sokol Bizhga dhe Altin Qato, të shoqëruar edhe nga krerët e Drejtorisë së Policisë Qarkut Gjirokastër, janë takuar me banorët e fshatit të famshëm, drejtues të Këshillit Komunal si dhe kryepleqtë, ku kanë kërkuar edhe njëherë ndalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Në takimin i cili u zhvillua pa praninë e medias, mësohet se përfaqësues të shtetit kanë kërkuar bashkëpunim dhe ngritjen e grupeve të punës së përbashkëta mes policisë dhe komunës, për kontrollin e territorit dhe mos lejimin e kultivimit të lëndëve narkotike.Nga 4 takime të zhvilluara në Lazarat, media është lejuar të jetë e pranishme vetëm në 2 takime, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë aktivitet i organizuar nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare të këtij fshati.