Shkolla e Policisë, 170 konkurrente fitojnë testimin me shkrim

Tiranë - 170 aplikante femra fituan testimin me shkrim për Shkollën Bazë të Policisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë publike këtë pasdite, listën e kandidateve, të cilat kanë konkurrar. Kandidatet të cilat kanë fituar testint me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimit, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.Në njoftimin për shtyp thuhet se 170 aplikantët që kanë marrë jo më pak se 50 pikë, 88 aplikante i përkasin ditës së parë të konkurimit (grupi i parë 47 aplikante fituese dhe grupi i dytë 41 aplikante fituese) dhe 82 aplikante i përkasin ditës së dytë të konkurrimit.Rikonkurrimi u zhvillua më 2-3 maj të këtij viti, pasi 50% e kandidatëve që pranohen në polici duhet të jenë femra, të cilat nuk kishin arritur më parë të grumbullonin mbi 50 pikë.