Turqi, Erdogan kërkesë SHBA-së të dëbojë kundërshtarin Gulen
Stamboll - Turqia do të fillojë procedurat e ekstradimit të klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gulen. Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Rexhep Tajip Erdogan. Gulen, një ish-aleat i kryeministrit, është akuzuar nga Erdogan se ka tentuar ta rrëzojë nga pushteti atë, duke përdorur mbështetësit e tij në Turqi. Ndërkohë, kleriku ka mohuar të gjitha akuzat, përfshirë edhe fushatën kundër kryeministrit Erdogan.Qeveria e Turqisë është përballur me një varg skandalesh të korrupsionit, ku grupet e të Drejtave të Individit e akuzojnë kryeministrin për autoriatrizëm. Duke folur në Parlament, pas takimit me deputetë nga partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim AKP ditën e sotme, Erdogan konfirmoi se procesi i ekstradimit "do të fillojë " së shpejti. Kryeministri turk deklaroi për rrjetin amerikan PBS, se shpreson që SHBA do të dëbojë Gulenin dhe ta dergojë atë përsëri në Turqi .
Në intervistën e tij të parë dhënë për mediat e huaja, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet lokale, Erdogan tha se “Uashingtoni , si një " partner model" , do të merret me këtë çështje. Të paktën ata duhet të bëjnë deportimin e tij," shtoi ai. Ndërkohë Gulen , 74 vjeç , ka jetuar në mërgim të vetë-imponuar në shtetin amerikan të Pensilvanisë, që nga viti 1997. Ai ka shumë përkrahës në polici dhe gjyqësi , dhe ka denoncuar lëvizjet korruptive të qeverisë turke. Shkollat e tij Hizmet, besohet se janë të shtrira në 150 vende dhe promovojnë një formë tolerante të Islamit , duke theksuar arsimin, altruizmin dhe sakrificën .Mijëra simpatizantë të pretenduar të Gulen në polici dhe gjyqësor, janë shkarkuar nga puna, një levizje e kritikuar e kryeminsitrit Erdogan. Gjatë vitit të kaluar protestat përfshinë Turqinë, si një pakënaqësi masive ndaj korruspionit në vend dhe kundër sundimit të Erdogan.