Majko në Kuvend: Trafiku i drogës jo nga FA, po abuzoni

Tirane- Ish kryeministri Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit akuzoi opozitën se po abuzon duke thënë se Forcat e Armatosura janë të përfshira në trafik droge.Majko tha se nëse opozita ka detaje ta thotë që trafiku I drogës është bërë nga civilët dhe për civilët."A jeni në vete? Si mundet FA e Republikës së Shqipërisë të merret me trafik droge. E zëmë në një moment. Por kush ka qenë ministër i Mbrojtej për të ndryshuar elitën e FA. Nuk mjafton vetëm 6 muaj dhe nëse ka ndodhur kështu atëherë ai është i 6 muajve disa viteve më parë. Nuk është e vërtetë.Në asnjë rast për atë njohuri që kam unë. Dalin këtu e thonë bazat ushtarake, mtë jetë ndonjë ish-bazë ushtarake që se mbron asnjeri sot. Kjo s’do të thotë që është bazë e FA. Se ka dallim, bazë e FA dhe një fushë që dikur ka qenë e FA.Sot nëse një institucion që i jep integritet janë njerëzit e FA. A e kuptoni që duke thënë trafik droge të parëve që u drejtojmë gishtin janë paqëruajtësit tanë. Si ndodh kjo që thuhet në përgjithësi që trafiku i drogës bëhet me FA?! Nuk po e abuzoj fare. Abuzimin po e bëni duke thënë bazat ushtarake e FA. Nëse keni detaje thuajeni ish-bazë e FA dhe trafiku i drogës në Shqipëri është bërë nga civilët, fiksojeni këtë, nga civilët dhe për civilët."