Lirohet nga gjykata Fatos Sula, i arratisur nga burgu i Trikalas

TIRANË - Lirohet nga gjykata Fatos Sula, shoku i Ilir Kupës si dhe i Marjan Kolës, të cilët janë arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi. Vendimi i lirimit të Sulës është dhënë nga Gjykata e Apelit me arsyetimin se, “nuk kishte arsye për ta mbajtur në qeli, pasi mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka marrëveshje ekstradimi”.Vendimi është dhënë 2 javë më parë nga Gjykata e Apelit. Ndërkaq, media greke i ka bërë jehonë lirimit të Sulës nga gjykata. Gazeta greke 'To Vima' ka shkruar se, autoritetet shqiptare kanë lënë të lirë Fatos Sulajn, një nga të arratisurit nga burgu i TrikallasE njëjta gazetë shkruan se, “Fatos Sulaj nuk mund të mbahej më në qeli, se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi”. 31-vjeçari Fatos Sulaj u arrestua nga policia shqiptare më 2 mars, pasi ishte arratisur nga burgu grek.