Ish i përndjekuri politik tenton të vetëdigjet para Parlamentit
Tiranë- Një ish i përndjekur politik tentoi të vetëdigjet para Parlamentit sot rreth orës 10:30 minuta.Policia arriti ta neutralizojë në momentin Kujtim Kaziu hapi shishen (shishe e vogël plastike gjysëm litroshe) ku kishte benzinë dhe po tentonte të lyente trupin.Kaziu ishte pjesë e një grupi ish-të përndjekurish që ishin vendosur para Parlamentit për të protestuar pasi pretendojnë se në listën e ish të përndjekurve që do të dëmshpërblehen janë futur persona që nuk janë fare të përndjekur politik.Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë këst dhe qeveria po i mban vetëm me fjalë.Më pas Kaziu është shoqëruar në komisariatin numër 1, ku është mbajtur për dy orë. Pas kësaj ai është shprehur se akti i vetëflijimit,vjen si pasojë e kushteve të rënda ekonomike dhe mosmarrjen e kësteve sipas ligjit .Ora 12:40 Kaziu del nga komisariati nr 1Kam bërë 12 vjet burg. Jam nga Fushë Kruja banjo në Shkozet të Durrësit. Me tre fëmijë, pa punë, jetoj me borxhe, me qera. Shteti të vejë dorën në zemër. Jemi në gjëndje shumë të keqe ndaq moralisht ndaq financiarisht.Ora 12: 03 Te perndjekurit te indinjuar: S'kemi marrë ende asnjë këstAvokati i Popullit Igli Totozani shkoi në komisariatin nr 1 ku ndodhej i shoqëruar Kujtim Kaziu.Para komisariatit janë vendosur edhe disa ish të përndjekur të cilët kërkojnë lirimin e shokut të tyre. Disa prej tyre që kanë qenë dhe pjesëmarrës të grevës së urisë të tetorit 2012 më para u shprehën të indinjuar nga mos zgjidhja e cështjes së kompensimit të tyre financiar."Ne të grevës së urisë s'kemi marrë asnjë lekë. Ne do digjemi dhe do të vdesim këtu. Nuk kemi bukë të hamë. Kam gruan dhe fëmijët në shtëpi. Nuk dua fjalë dua lekë" u shpreh njëri prej ish të burgosurve, duke i kërkuar Avokatit të Popullit të ndërhyjë në qeveri për të zgjidhur këtë çështje.(Lajmi fillimisht u publikua ne orën 10: 37 minuta dhe u përditësua në orën 12:03)