Legalizimet, Bashkia: Qeveria po gënjen, s'ka kërkuar konsultim

TIRANË - Bashkia e Tiranës ka akuzuar  Artan Lamen se po mashtron për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij dhe të shefit të tij”, thuhet në deklaratën e bashkisë.“Ligji për “Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” është miratuar në vitin 2006, kohë në të cilën kryetar bashkie ishte Edi Rama. Dhe në këtë ligj përcaktohej se: “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero”, mes të cilëve ndodhet edhe pallati i Artan Lames”, deklaroi Xhindi.Sipas saj, “kualifikimi i subjekteve bëhet që në momentin e deklarimit prej tyre të ndërtimit pa leje dhe mbështetur mbi studimet urbanistike para vitit 2006. Plani i përgjithshëm vendor së cilit i referohet zoti Lame ështëi vitit 2013, pra plot 7 vjet pas miratimit të ligjit për legalizimet”.“Kjo ishte gënjeshtra e parë e zotit Lame”, nënvizoi Xhindi.Siaps nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, “dje Lame gënjeu se i ka kërkuar bashkëpunim Bashkisë së Tiranës lidhur me këtë çështje, pasi në Bashkinë e Tiranës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga ALUIZNI”.“Dhe e fundit, ne po i kërkojmë publikisht z. Lame që në ndryshimet që po i bën ligjit për legalizimet, të përfshijë edhe rregullimin ligjor të kësaj çështje e cila është injoruar nga ana e tij si dhe të heqë dorë nga retorike boshe, gënjeshtrat dhe konflikti politik”, përfundoi deklaratën e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.