Itali, shqiptari vret ish të dashurën pas disa videove të “nxehta”

RIMINI - Shqiptari 29-vjeçar Dritan Demiraj ka pranuar në polici se, ka vrarë ish-të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi, bashkë me bashkëjetuesin e saj, Silvio Mannina. Rrëfimi i tij është bërë në policinë e Riminit.Demiraj e kishte vrarë ish-të dashurën e tij duke e qëlluar me thikë, por para këtij krimi ai kishte kryer një tjetër vrasje. Ai kishte vrarë me telin e energjisë elektrike, 30-vjeçarin Silvio Mannina, i fejuari i Lidias.Demiraj ka deklaruar se, e ka bërë pasi ka parë disa video të “nxehta” ne celularin e italianit.Pas vrasjes së 30-vjeçarit italian, shqiptari është munduar që ta fshehë trupin e tij, duke i kërkuar të fejuarës Monica Sanchi, që ti sillte disa qese.Pas disa ditë hetimesh, policia italiane ka mundur që të zbardhë dhe krimin, duke vënë në pranga shqiptarin, Dritan Demiraj.