Rama nga Vatikani: “Audienca me Papën një orë e mrekullueshme”

VATIKAN - Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një “orë të mrekullueshme” audiencën me Papa Françeskun.Me një shënim në profilin e tij në Twitter, kryeministri Rama nga Vatikani shkruan “Audienca me Papa Franceskun një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”.Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë në Vatikan dhe në axhendën e tij ishte parashikuar edhe një takim me Papa Françeskun.