ILDKP e paditi për fshehje të mbi 2 mln eurove, Gjin Gjoni: Farsë politike duan të goditet KLD

Gjin Gjoni anëtari i KLD-së dhe njëkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Gjoni e konsideroi absurde të gjithë këtë situatë dhe faktin se ai nuk është thirrur për asnjë lloj shpjegimi nga Inspektoriati, por e ka marrë vesh denoncimin ndaj tij vetëm nga mediat.Ai shpjegoi se pasuritë i takojnë bashkëshortes së tij dhe janë krijuar para se ata të martoheshin. Sipas gjykatësit Gjoni, e gjitha kjo është një farsë politike, që përmes tij të goditet Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të justifikohen ndërhyrjet që sipas tij shumica kërkon të realizojë në Drejtësi.