Pogradec, pronarët e kalcetos përplasen me INUK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2014, 11:18
Pogradec- Aksionet e INUK për prishjen e disa godinave po shoqërohen sërish me tension në Pogradec.Sot ata janë përplasur me pronarët e një kalçetoje që ndodhej në fshatin Buqezë të Linit, buzë liqenit të Pogradecit.Ata janë konfrontuar me Inspektorët e INUK.Por pas ndërhyrje së policies është normalizuar edhe situata në Buqezë të Linit. Veç këtij ndërtimi pa leje, ditën e sotme do të prishen edhe 7 objekte të ndërtuara pa leje në të Lin.Incidente mes INUK dhe banorëve ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme kur është tentuar që të prishet një ndërtesë e parashikuar për lokal po në breg të liqenit të Pogradecit. Ng Arti Halili