Kontrolli i SHISH, Qefalia: Jo “gjueti shtrigash, Noka lojë me sigurinë kombëtare
Ndërsa një grup kontrolli i iniciuar nga mazhoranca do të zbarkojë në institucionin e SHISH për kontroll, deputeti i PS-së, njëherësh dhe anëtar i grupi të kontrollit, Xhemal Qefalia, deklaron se verifikimi nuk ka për qëllim "gjueti shtrigash". Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News , Qefalia tha se nga kontrolli me objekt: “Sekret/Kёrkesёn Operative” nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve tё SHISH nё prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emëruar nё pozicione drejtuese nё Policinë e Shtetit”, nuk humbet askush, por vetëm bëhet transparencë.Deputeti socialist nga ana tjetër akuzoi deputetin Noka për dezinformim të ulët. Sipas tij opozita vuri në lojë sigurinë kombëtare për kredo politike. Megjithatë ai pranoi se ka pasur një fluks të madh informacionesh nga SHISH për policinë pas ankesës së fundit të Ministrit Tahiri, por që sipas tij nuk janë të pakta rastet kur janë depozituar pas faktimit të ngjarjes.Në përgjigje të akuzave të opozitës, se mazhoranca po përdor standarde të dyfishta me pengimin e Ministres së Mbrojtjes për raportim , Qefalia tha se Kodheli nuk mund të raportojë sakohë që Prokuroria të mbyllë hetimet për çështjen.Intervista e plotë:SHISH, mazhoranca nuk doli zbuluar, Noka lojë me sigurinë kombëtareKa pasur dizinformim nga kolegu im Noka. Kreu i SHISH erdhi per raportim ne Komision pasi u pajis me çertifikatë. Jo vetëm kolegu Noka, por dhe shumë kolegë të PD u deklaruan se ky dokument ishte i parëndësishëm, edhe Presidenti po ashtu. Kreu i SHISH U paraqit në komisionin e sigurisë për tre probleme, puna një vjeçare e SHISH, së dyti lidhur me disa investigime nga TV juaj për disa emërime dhe së treti pati një kërkesë nga deputetët e mazhorancës për ta informuar Komisionin rreth praktikave për informacione që i ishin drejtuar dikasterit të Ministrisë së Brendshme. Pati mjaft probleme, por nisur nga diskreti që duhet të tregojmë, evidente ishte një dizinformim i ulët nga zoti Noka, duke shfrytëzuar faktin e mbledhjes me dyer të mbyllura. U dhanë infromacine se mazhoranca doli e zbuluar, absolutisht. Pati një sërë problemesh, pyetje nga dy krahët e politikës. Por deklarata e zotit Noka nuk qëndron, realiteti është tjetër, u pranua dhe nga kreu i SHISH, nuk ka pasur një lloj pritshmërie, situata ka qenë e papritur. Fill pas daljes së Ministrit të Brendshëm nga Komisioni i Sigurisë ku atakoi mosdhënien e informacionit kemi një fluks informacioni në polici.Në morinë e informacioneve që përmendi zoti Noka, ka të tilla që janë dërguar në Ministrinë e Brendshme pasi ngjarja ka ndodhur. Nuk mund të krijosh kredo politike në këtë mënyrë, nuk lozet me sigurinë kombëtare.Kontrolli i SHISH, bëhet transparencë, jo gjueti shtrigashKemi pasur një kërkesë nga deputeti Lutaj që kërkonte të bëhej transparent nje fakt që është bërë publik në media lidhur me përgjimin dhe verifikimin e drejtuesve të lartë të policisë së shtetit. Është menduar që ky informacion të shikohet deri në detaj. Nuk pati sqarim të drejtëpërdrejtë në Komision, pasi dhe Lutaj nuk kërkoi me insistim. Sot ka pasur disa deklarime, është keqinformuar publiku se është krijuar një sulm ndaj isntitucioneve të pavarura. Kërkesa e Lutaj është e mbështetur në Kushtetutë. Kuvendi ka të drejtë të kërkojë dhe shqyrtojë çështje të veçanta në institucione përkatëse. Drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të komisioneve parlamentare japin shjegime dhe informojnë për çështje të veprimtarive të tyre për sa i lejon ligji. Po kërkojmë të bëjmë një kontroll për atë që e kemi fakt. Ky Komision do ketë 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca. Komisioni në mbledhjen e parë do përcaktojë planin e kontrollit, qëllimin dhe detajet. Me këtë plan do njihet drejtuesi i SHISH që është i detyruar të na informojë lidhur me këto detaje. Nuk humbet askush, përkundrazi bëhet transparencë. Pse duhet të shqetësohet opozita. Në të tilla funksione po të kthehemi në kohë, të gjithë njerëzit erdhën nga politika. Nuk ka asnjë qëllim për gjueti shtrigash. Kemi dhe referenca të tjera që janë ngritur komisione të tilla.
( Në Foto: deputeti i PS gjatë intervistës me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj)Të gjitha institucionet shtetërore ligjzbatuese duhet të kontrollohenParagjykimi është tjetër, praktika tjetër. Për aq kohë sa opozita e djeshme ka ngritur zërin për komisone të tilla nuk është lejuar. Kjo mazhorancë pati gjithë dëshirën që opozita ta ushtrojë kontrollin tek emërimet në policinë e shtetit. Ekzekutivi duhet të kontrollohet. Të gjitha institucionet shtetërore ligjzbatuese duhet të kontrollohen.Raportimi i Kodhelit për trafikun e drogës, jo pa hetuar Prokuroria Ministrja e Mbrojtjes është prezent në Parlament,e bëri raportimin në parlament, ajo është e gatshme që të vijë dhe në Komision. Por sa kohë Ministrja i është drejtuar Prokurorisë për një hetim të tillë nuk mundet ti bëjë publike informacionet. Kodheli apo Tahiri nuk i druhen komisonit të Sigurisë. Momentin që Prokuroria të kryejë hetimet, Kodheli do jetë në Parlament.Çështë gjithë kjo zhurmë e madhe për të bërë gurguleja, nuk po gjejnë dot kauzën e tyre. Prokurori i Përgjithshëm është në detyrën e tij dhe i ka shprehur ish- Ministrit Imami që nëse ka informacione të tilla ti dërgojë për hetim. Unë e kuptoj ku e kanë hallin disa deputetë të opozitës, janë në riformatim dhe brenda partisë.Lëvizjet në polici, nuk është bërë gurguleja si pretendon opozitaNë fakt personalisht mendoj se ja ka vlejtur shumë. Kur dëgjonim akuzat nga opozita dashje pa dashje kishim dyshime se mund të jenë hequr njerëz profesionistë. Po jap dy shembuj. Është emëruar të kryejë detyrën e një drejtori të lartë të qarkut me gradën drejtues një person i cili kishte qenë drejtor i Ujësjellësit të një qyteti. Një drejtues i lartë tjetër policie përveçse ishte sekretar i PD në Peqin, i ka marrë këto vite kur ishte sekretar dhe i ka përdorur në polici për vite pune. Ka patur dhe raste kur drejtues të lartë edhe me një karrierë të gjatë janë larguar në një formë të tillë si zoti.Burgaj, me dorëheqje. Nuk është bërë gurguleja që janë hequr të gjithë drejtuesit dhe janë hedhur në rrugë. Që ka pasur nevojë për ndryshim ka pasur. Ka qenë fazë delikate në filllim, por kjo është kaluar dhe policia e shtetit është në rrugën e duhur për të përmbushur atë premtim që ka bërë PS për rendin dhe sigurinë.