Ushtria në trafik droge? Topi: Të zbardhen akuzat, NATO e shqetësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2014, 12:57
Kryetari i FRD-së kërkoi zbardhjen e menjëhershme të akuzave të ngritura në adresë të ushtrisë.Në mbledhjen e asamblesë së FRD-së ditën e sotme, Bamir Topi, tha se aleatët në NATO, po shqetësohen për zhurmën që po krijohet për ushtrinë shqiptare.“Në NATO qarkullojnë fjalë për situatën e krijuan në vendin tonë, ku akuzohen forcat e armatosura për përfshirje në trafikun e dorgës. Do t’i drejtohem institucioneve të ligjit ta trajtojnë në mënyre objektive dhe konform standarteve ligjore.” u shpreh Topi.Topi hodhi akuza edhe ndaj partive parlamentare për klimën konfliktuale, që kanë krijuar në vend. Kreu i FRD-së i bëri apel qytetarëve, që nëse duan më të mirën për veten duhet t’i drejtohen një politike të re.