Maratona e Bostonit mbahet nën masa të rrepta sigurie
Boston- Qindra pjesëmarrës po bëjnë përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në Maratonën e Boston-it, paksa të frikësuar pas ngjarjes së një viti më parë, ku gjatë garës 2 bomba shpërthyen pranë vijës së finishit të maratonës, duke shkaktuar 3 viktima e duke lënduar mbi 260 të tjerë.
E pavarësisht frikës dhë përkujtimit të ngjarjes së një viti më parë, pjesëmarrja në maratonën e sotme do të jetë e konsiderueshme, 36 mijë vrapues, 9 mijë më shumë nga zakonisht.Në rrugët e Bostonit, do të zbresin si spektatorë më shumë se gjysmë milioni persona ndërsa masat e sigurisë do të jenë super të larta.
E gjithë rruga ku do të garojnë pjesëmarrësit, do të sigurohet nga qindra forca policie, agjentë të policisë private, skuadra anti-terrorizëm dhe Swat Teams, jo vetëm nga Boston por edhe shtete të tjera.
Departamenti i Policisë së Bostonit ka deklaruar se në rrugë janë vendosur 8 mijë barrikada hekuri, 1200 më shumë nga një vit më parë. Dzhokhar Tsarnaev, 20 vjeçari mbi të cilin rëndojnë 30 akuza, si autori i sulmit terrorist të një viti më parë, do të dalë përpara gjyqit në nëntor ndërsa vëllai i tij, ai që shpërtheu bombat, Tamerlan Tsarnaev 26 vjeç, u vra nga policia disa orë pas shpërthimeve në Boston.