Tragjedia në kampin e romëve, Totozani: Duhen parandaluar

Kryetari i bashkisë së Elbasanit por edhe Avokati i Popullit kanë shkuar pranë kampit egjiptian ku ndodhi tragjedia.Nëna dhe djali i saj 7 vjeç humbën jetën, ndërsa kryefamiljari është në gjëndje të rëndë pasi baraka ku jetonin u përfshi nga flakët në orët e vona të së dielës, 20 prill.Nga ana e tij Avokati i Popullit Igli Totozani u shpreh se duhet të merren masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin dhe foli për një përmirësim ligjor ku komuniteti egjiptian dhe rom të konsiderohen  grup në risk dhe të kenë më shumë përfitime sa i takon banesave sociale"Ka nevojë për përmirësim të ligjit në mënyrë që romët e egjiptatënt të jenë grup në risk dhe të merren më në konsideratë sa I takon strehimit në banesat sociale." u shpreh Totozani. Flakët shkatërruan edhe 2 barake të tjera, duke lënë të pastrehë dhe dy familje të tjera me mbiemrin Seferi."Është rënë dakord për t'i dhënë një zgjidhje urgjente.  Do i akordohet një ndihmë ekonomike dy familjeve, dhe nëse e treta do ta ketë nevojë. Do të ndiqen të gjitha procedurat për emergjencën civile. Bashkia është e ndjeshme në këtë drejtim" tha Sejdini..