Durrës, makina përplas para shkollës motrat, vdes 5-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2014, 09:35
Durrës- Po shoqëronte motrën e vogël gati 5 vjeçe në kopësht, dhe më pas do të hynte në shkollë por në momentin kur po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën janë përplasur nga një makinë.Ngjarja e rëndë është shënuar në qendër të fshatit Armath në Maminas të Durrësit, përballë shkollës së fshatit.Nga të dhënat e para mësohet se 5 vjeçarja ka gjetur vdekjen ndërsa vajza tjetër është në spital dhe po merr mjekimin e duhur.Policia ka ndaluar dhe po merr në pyetje drejtuesin e makinës, Bledar Musta, i datëlindjes 1982.Aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore mes Maminasit dhe Manzës në Armath.7-vjeçarja po shoqëronte të miturën në kopësht.Viktima është Sebastiana Lala. Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes.