Sinani, vëmëndje nga politika shqiptare

Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë nga politika dhe media shqiptare që t’u kushtohet më shumë vëmëndje. Ka shprehur në këtë mënyrë kritikën e tij Arsim Sinani, pjesë e Qëndrës së Studimeve Ndërkombëtare dhe Ballkanike, në intervistën e mbrëmjes në Ora News. Sinani ka theksuar se sytë e shqiptarëve në Maqedoni është e drejtuar nga Shqipëria, por nga interesimi nuk është reciprok.intervista, arsim sinanaj2“Shqiperia të merret me problemet tona, t’i trajtoj, pasi ne shohim si atdhe. Ne presim prej institucioneve shqiptare ëe merren më seriozisht. Ne u besojmë insitucioneve shqiptare, më shumë se institucionet maqedonase. Ne gjithçka e konsumojm shqip. Dhe këtë mungesë ineteresimi s’dijmë si t’ia shpjegojmë fëmijëve tonë.  Mobilizimi i mediave në Shqipëri i zgjoi politikanët në Ulqin.”Specialisti Sinani theksoi disa nga problemet e shqipëtarëve në Maqedoni, si atë të gjuhës, çështjen e përfaqësimit propocional , çështjen e  përfaqësimit të disa ministrive që nuk i kanë pasur dhe faktorin e stabilitetit. Në lidhje me zgjedhjet parlamentare ai sqaroi se përçarja e partive shqiptare ka ndikuar bindshëm në humbjen e tyre.