Krasniqi: Tirana përcjell mesazhe personale shqiptarëve në Maqedoni. Pa sens shkarkimi i ambasadorit VIDEO

Analisti Afrim Krasniqi kritikon rolin e Tiranës sa I takon faktorit shqiptar në Maqedoni por edhe shkarkimin e ambasadorit shqiptar pa emëruar të riun. Në një kohë që në vendin fqinj kanë pasur zhvillime të rëndësishme politike, si zgjedhjet presidenciale, të cilat do të pasohen me zgjedhjet parlamentare faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni janë detyruar të bëjnë udhëtime personale drejt Tiranës."Mesazhet që Tirana i përcjell faktorit shqiptar në Maqedoni janë në kontekstin personal."    komentoi Krasniqi në intervistën dhënë mbrëmë gazetares Jonida Shehu në Ora News duke shtuar"Preferojmë të marrim pjesë në kongrese, ndërsa në vija institucionale jo, Ekziston një koncept i pashalleqeve, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Takohen bejlerët me njëri tjetrin e nuk diskutojnë për problemet e qytetarëve. "Pyetja e gazetares: Me potencialin që duhet të kenë shqiptarët në Maqedoni, çuditërisht politika shqiptare ka qëndruar larg, ka mbajtur një lloj distance. Nuk i intereson shqiptarëve politika e shqiptarëve në Maqedoni?Afrim Krasniqi: "Nuk e kuptojnë rëndësinë, rolin e tyre dhe ka një rendje pas gjërave të vogla duke harruar gjërat me rëndësi kombëtare. Po ju marr disa detaje. Ishte pa sens që ne të shkarkonim ambasadorin shqiptar në Maqedoni ndërkohë që nuk kishim emëruar të riun. E gjithë kjo kohë ka kaluar pa pasur asnjë ambasador shqiptar në Maqedoni.Kështu që aktorët politik të Maqedonisë edhe kur kanë dashur të bëjnë konsulta janë detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës. Udhëtimet kanë qenë personale. Do të thotë se një kandidat apo një kryetar partie ka ardhur në Tiranë dhe palët politike janë detyruar të bëjnë telefonata për të kompensuar njëri tjetrin dhe jo për të zgjidhur problematikën që kanë. Edhe nëse shohim mesazhet që shkojnë jo vetëm në rrugë institucionale por edhe partiake nga Tirana kanë qenë personale.  Do të thotë se marrëdhëniet janë më shumë midis liderve politik të Tiranës dhe atyre të Maqedonisë se sa midis shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptar të Maqedonisë.Pyetje: Është mungesa e interesit të tyre për të bashkëpunuar me ne apo mungesa e interesit tonë për të pasur një marrëdhënie më të ngushtë politike, ndërsa e kundërta ndodh me Prishtinën?Krasniqi: Ky është një kontrast i thellë dhe gabim që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, dhe jep efektin e vet pasi zhvlerësohet roli dhe rëndësisa e madhe e Tiranës në raport me faktorin shqiptar dhe zhvlerësohet vota shqiptare për shkak të konjukturave lokale që dominojnë mbi konjukturat kombëtare.Nëse ju shkoni sot në Tetovë dhe lexoni deklaratat e partive duket sikur kemi të bëjmë me palë krejt të kundërta por në fakt janë dy palë shqiptare që nuk po ndajnë ndonjë gjë të madhe dhe unë pres që në zgjedhjet parlamentare të kenë të njëjtin rezultat që kanë pasur parlamentin e kaluar. Nuk kanë ndonjë çudi të madhe.Pyetje: Do duhej?Krasniqi: Do të duhej të kishte sepse është detyrim kushtetues dhe sepse politika është aq e ndryshueshme në rajon sa një prej kritereve që ka Shqipëria, është roli që ajo ka në rajon.Do duhej që këtë rol të mos e luajnë me telefonata personale por me institucione që janë të qëndrueshme dhe ngelen. Përvoja në Maqedoni ka qenë shtojcë e përvojës në Kosovë raporte personale, ndërhyrje në favor të kandidatëve të caktuar, jashtë realitetit të kohës ose largim nga situate politike. Kur presidenti Bush erdhi në Trianë ai nuk tha mos ndërhyni në Kosovë por kërkoi që të kenë rol aktiv pozitiv në Kosovë, Kjo kërkohet edhe në Maqedoni.Ne preferojmë të marrim pjesë në kongrese, ndërsa në vija institucionale jo, Ekziston një koncept i pashalleqeve, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Takohen bejlerët me njëri tjetrin e nuk diskutojnë për problemet e qytetarëve. .