Ryan Reynolds lë gjithçka për Blake Lively !
Ata kanë rreth një vit të martuar së bashku por persëri përpiqen që të kalojnë sa më shume kohë të jetë e mundur në krahët e njëri tjetrit. Blake Lively dhe aktori I njohur Ryan Reynolds janë fotografuar së bashku duke dhkuar per të drekuar në një restorant Kinez. Gjatë gjithë kohës ata kanë qenë të kapur përdore dhe ajo që vihej re menjëhere ishte buzëqeshja në fytyren e tyre.
Kohët e fundit ata nuk kanë kaluar shumë kohë me njëri tjetrin dhe kjo për shkak të angazhimeve profesionale që kanë. Ryan ndër shumë aktorë të tjerë është përzgjedhur që të jetë imazhi I markës L'Oreal Paris For Man, ndërsa Blake Lively po xhiron filmin e saj më të ri I cili pritet që të hidhet në treg vitin 2015.
26 vjecarja në këtë film do të ketë rolin e nje vajze e cila prej një kohe të gjate qëndron e vetme dhe më pas takon një mashkull me të cilin do të jetojë dhe pjesën e mbetur të jetës. Ryan Reynolds I cili ka qnë bashkëshorti I aktores Sandra Bullock si dhe I Scarlett Johansson, për momentin nuk është protagonist në ndonjë film të ri.