Obama takon papën në Itali, do pritet edhe nga Napolitano dhe Renzi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2014, 12:51
Presidenti amerikan Barak Obama e ka cilësuar vetën “admirues të madh” të Para Françeskut.Këtë koment, Obama e ka bërë pas takimit që ka realizuar me Papën në Vatikan.Gjatë takimin privat të cilin Obama e vlerësoi si një “nder të madh”ëstë diskutuar për hendekun në mes shtresave të pasura dhe atyre të varfëra.Pas takimit, Obama i ka dhuruar Papës një shportë me fruta dhe perime të rritura në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, një nder ky nga ana e Obamës, për hir të vendimit të fundit të Papa Françeskut, që të hapë një kopsht për publikun, në pushimoren e tij verore.Obama, gjatë ditës në Itali, do të takohet me kryeministrin italian Matteo Renzi dhe me presidentin Giorgio Napolitano.