Forcat ruse lirojnë ushtarakët ukrainas, SHBA: Rusia po përparon drejt kufirit me Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, tha se Rusia ngjatë ditëve të fundit, i ka lëvizur forcat e saj edhe më afër kufirit me Ukrainën, ndonëse ishte zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.Gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologun e tij britanik Phillip Hammond, Hagel tha se rusët po vazhdojnë të shtojnë forcat e tyre.Hagel tha se kishte marrë garanci nga ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë javës së kaluar, se Rusia nuk do ta pushtoj Ukrainën. Hammond tha se se pavarësisht çfarë mund të ketë thënë ministri rus apo edhetë tjerë zyrtarë rusë, të gjitha duhet marrë me dyshime.“Të gjitha provat tregojnë se agjenda ruse po drejtohet personalisht tek oresidenti Putin”, ka thënë Hammond.Ndërkaq gjashtë ushtarakë të Ukrainës që po mbaheshin nga forcat pro-ruse në gadishullin Krimeja, janë liruar, derisa pesë të tjerë ende mbeten në paraburgim.Ushtarakët ishin arrestuar nga forcat pro ruse, kur këto të fundit, kanë sulmuar bazat ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë, baza të cilat i kanë marrë më pas në kontroll. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se në mesin e oficerëve të liruar është edhe koloneli Yuliy Mamchur.Presidenti ukrainas Oleksandr Turchynov, ka shfaqur shpresën, se sot në Kiev do të takojë ushtarët e liruar.Zëdhënësii i Ministrisë së Mbrojtjes Vladislav Seleznyov, tha ndërkaq se pesë ushtarakë të tjerë, vazhdojnë të mbahen nga forcat pro-ruse.