Egjipt, Ministri i Mbrojtjes shpall kandidaturën për President

Ministri i Mbrojtjes së Egjiptit Field Marshal Abdel Fattah al-Sisi, ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit, duke bërë publike kandidaturën e tij për president të Egjiptit.Gjatë një paraqitje televizive, Sisi ka kërkuar nga populli i tij, që të punojnë sa më shumë për përmirësimin e vendit të tyre.Sisi, 59-vjeçar ka qenë në krye të protestave të vitit të kaluar, si rezulatat i të cilave është përmbysur presidenti Muhamed Morsi.Garën, ai pritet që ta ketë të lehtë duke u bazuar në popullaritetin që ai e gëzon, por edhe në mungesë të rivalëve seriozë.Gjatë paraqitjes së tij, ai e pranoi se Egjipti është i kërcenuar nga terroristët, por ai premtoi se do të punoj që vendin e tij ta bëj vend të sigurtë.Pas shpalljes se kandidaturës, partia e Morsit, “Vëllazëria myslimane” tha se nuk mund të ketë siguri dhe stabilitet në Egjipt, nën udhëheqjen e Field Marshal Abdel Fattah al-Sisi.