Lewis Hamilton "Nuk jam martuar me Nicole Scherzinger"
Pak kohë më parë Lewis Hamilton publikoi një fotograf në profiling e tij të rrjetit social twitter ku shfaqej së bashku me të dashurën e tij Nicole Scherzinger , gjatë pushimeve që kanë bërë në Itali. Mbi këtë foto ai kishte shtuar dhe një mbishkrim ku e kishte cilësuar këngëtaren si Gruan e tij. Kjo fjalë që piloti I formula 1 përdori mund të themi se na bëri që të mendojmë se cifti kanë organizuar një dasmë të fshehtë. Disa burime e kanë konfirmuar, ndërsa disa të tjerë e kanë hedhur poshtë. Kështu që deklarata e Lewis Hamilton, ishte e domosdoshme për të ditur se cfarë po ndodh në të vërtetë.Në një intervistë që ai ka dhënë per Daily Mirror ka thënë: "Jo nuk është e vërtetë, nuk jam martuar me Nicole." Informatorë pranë cifit kanë thënë se ata janë duke e plan ifikuar dasmën, dhe janë shumë të lumtur për këtë fakt, por mbi të gjitha Lewis dëshiron që ta mbajë të fshehtë. Ndërsa një mik I ish anëtares së grupit 'Pussycat Dolls' është shprehur :"Nicole ka vendosur që të njoh akoma dhe më shumë Lewis, por këtë herë pa u shqetësuar për planet martesore."Cifti ndajnë së bashku një romance prej më shumë se 5 vitesh , dhe shpesh vendosin që t`I japin fund për tu rikthyer sërish bashkë. Ndaja e tyre e fundit ka qenë vitin e kaluar, por janë rikthyer sërish për Kristlundje. Nicole dhe Lewis kanë festuar fundvitin së bahsku me familjarët e pilotit të Formula 1. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]