Ndarja e çmimeve “Oscar”, parada e vërtetë e modës

Ndarja e çmimeve “Oskar” nuk është vetëm një konkurrence për filmat, aktorët më të mirë por edhe në garë e vërtetë mode. Veshjet e VIP-ave janë gjithmonë në qendër të vëmendjes gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq.Kështu ka ndodhur edhe këtë vit në Los Angeles, Lupita Nyong’o, protagonistja e filmit, "12 Years A Slave" u shfaq me një fustan të gjatë Prada, e cila dukej si një princeshë përrallash.Po ashtu nuk ka mbetur pas Cate Blanchett, e cila mori çmimin si aktorja më e mirë, me "Blue Jasmine", me fustanin e saj ngjyrë bezh të gjatë dhe tepër elegante.Lista është tepër e gjatë nga Amy Adams, Jennifer Lawrence, Julia Roberts, Sandra Bullock tek e mrekullueshmja Angelina Jolie ja fustanet më të bukur dhe më elegant në Natën e Madhe.