Tapeti i kuq “mallkimi” i Jennifer Lawrence

Aktorja simpatike Jennifer Lawrence, ka qënë sërish në qëndër të vëmendjes së fotografëve këtë vit gjatë ndarjes së çmimeve Oscar në ambientet e Dolby Theatre në Los Angelos ku mbahej ceremonia, duke dhuruar një show mjaft interesant.23 vjeçarja e veshur me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit, pasi ka zbritur nga limuzina e saj, është penguar nga fustani duke përfunduar përtokë.Kjo është hera e dytë për Jenn që rrëzohet në ndarjen e çmimeve Oskar,pas asaj të vitit të kaluar, ku iu desh të kalonte të njëjtën situatë.Me përvojën e një viti më parë dhe ndihmën e të dashurit të saj Nicholas Hoult, Jenn e ka kaluar me mjaft sportivitet dhe duke qeshur.