Libi, djali i Kadafit ekstradohet nga Nigeria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2014, 09:30
Djali i udhëheqësit të ndjerë të Libisë, Muammar Kadafi, është ekstraduar nga Nigeria në Libi.Autoritetet libiane kanë kërkuar ekstradimin e Saadi Kadafit, i cili është larguar për në fqinjin jugor pas përmbysjes së babait të tij në kryengritjen e vitit 2011.Saadi, i cili ka karrierë si biznesmen dhe futbollist profesional, nuk kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, siç kërkohet djali tjetër i Kadafit, Saif al-Islam.Por, Libia do ta gjykojë atë për shpërdorim të pronës me forcë dhe për kërcënim, kur ai ka drejtuar Federatën Libiane të Futbollit.