SHBA-Koresë: Vetëpërmbajtje me testet

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit ka deklaruar se Koreja e Veriut duhet të tregohet me e kujdesshme persa i përket veprimeve provokative që përkeqësuan tensionet në gadishull. Zyrtarë të Mbrojtjes së Koresë së Jugut raportuan testime, që erdhën në momentin e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake mes Korese Jugore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Peniani lëshoi gjithashtu edhe 4 raketa të ngjashme, gjatë testeve të fundjavës së kaluar.Zyrtarë të Jugut thanë se raketat e lëshuara herët, gjatë mëngjesit të së hënës, ishin të modelit "Scud-C", të cilat kanë një rreze veprimi për të shënjestruar çdo objektiv në Korenë e Jugut. Korea e Veriut kryen shpesh testime raketash me rreze të shkurtër, për të shprehur pakenaqesine e saj për pjesëmarrjen e fqinjit jugor në ushtrimet e përbashkëta me amerikanët.Vitin e kaluar, Veriu reagoi fuqishem ndaj ushtrimeve të përvitshme ushtarake, që erdhën vetëm pak kohë pasi qeveria e korese se jugut kishte ndërmarrë testin e tretë bërthamor, duke shkaktuar thellimin e sanksioneve ekzistuese të Organizates se Kombeve te Bashkuara.