Gëzuar ditëlindjen SMS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 10:18
Në 3 dhjetor të 1992 është dërguar mesazhi i parë telefonik. "Gëzuar Krishtlindjet" ka qenë teksti i sms së pari të kompanisë celulare nga tekniku Neil Papëorth, në Angli, duke çelur kështu erën e sms-ve,Shërbimi është krijuar për të dhënë informacione të shkurtra për përdoruesit e telefonave dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë një mënyrë mjaft e mirë në të gjithë botën për të folur në mënyrë të shkurtër dhe të saktë, duke kursyer dhe koston e telefonatave.Papëorth për mesazhin e parë sms përdori një kompjuter dhe e dërgoi mesazhin në një celular me rrjet GSM, ndërsa mesazhi i parë nga celulari në celular është dërguar në fillim të 1993.