Rihanna tymos cigare të dyshimtë në Nju Jork
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2014, 15:42
Ajo është vetëshpallur si vajzë e keqe dhe nuk është fare çudi kur shikon veprimet që bën Rihanna. Ditën e djeshme, e veshur trashë për të luftuar të ftohtin e Nju Jorkut, bukuroshja nga Barbadosi është shfaqur me një cigare të dyshimtë në gojë. Ajo ka ndarë një seri fotosh të shkrepura me dorën e vet me fansat në rrjetet sociale.Duke marrë parasysh që Rihanna është pro drogës dyshimet kanë qenë të shumta për cigaren që po tymoste ajo. Nuk është hera e parë që Rihanna poston foto të tilla, pasi këtë gjë bëri edhe në festën e Vitit të Ri.