“Rekord” i ri i çmendurisë së Cyrus-Foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2013, 16:24
Çmenduria e Miley Cyrus njohu kufinj të rinj, mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas.Pasi ndoqi një shfaqje të Britney Spears, në “Qytetin e Mëkatit”, 21-vjeçarja vendosi që të frekuentonte një lokal nate brenda një prej kazinove më të famshme të qytetit.
Gjatë mbrëmjes, ajo u fotografua duke u puthur, duke u prekur dhe duke kërcyer në mënyrë provokuese me shumë prej djemve të pranishëm.
Megjithatë, midis “kandidatëve” të Cyrus, ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Kellan Lutz, protagonist i sagës së “Twylight”.





