Rita Ora feston me familjen festat e fundëvitit

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka postuar disa fotografi në profilin e saj të rrjetit social Instagram , duke dashur të tregojë se si po e kalon këtë periudhë festive . Pothuajse në të gjitha fotografitë këngëtarja shfaqet me një veshje të zakonshme por me ngjyra të kombinuara si mos më mirë. Ajo paraqitet me një bluzë ngjyrë vjollcë ku gjendej dhe nje babagjysh, si dhe nje kapuc të verdhë mbi të cilin ishte shrkuar Adidas brenda një shiriti blu. Flokët i kishte të lëshuar por pjesën më të madhe të tyre kishte preferuar që t`i mbulonte.Në njërën fotografi ajo shfaqet së bashku me nënen e saj me të cilën është shprehur se ka një marëdheni të ngushtë. Ndërsa në një fotografi tjetër shfaqet vetëm nëna e krijueses së hitit 'Love And War', duke mbajtur në dorë librin 50 hijet e Greit. Me këtë ajo ka dashur të tregojë se sa krenare është për të bijën e cila ka arritur të përzgjidhet midis shumë aktoresh të tjera për të patur një rol në këtë filëm. Sic dihet Rita do të luajë rolin e Mias , motrës së Christian Greit. Këngëtarja do të aktrojë përkrahë Dakota Johnson dhe Jamie Dornan. Ky filëm pritet që të publikohet ditën e Shën Valentinit të vitit 2015.Në të tjera fotografi ajo shfaqet së bashku me motrën e saj Elena pranë pemës së Krishlindjeve. Kjo e fundit jo pak herë është parë që të shoqërojë Ritën nëpër koncerte të ndryshme. Ndërsa nëpër intervistat e dhëna këngëtarja e ka cilësuar Elenën si miken e saj më të mirë. Por nuk mund të lëmë pa përmendur dhe marrëdhënien e ngushtë që ajo ka me gjyshen e saj. Mbi këtë fotografi ajo postoi dhe një mbishkrim ku thuhej :"Gjyshe të dua shumë." [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]