Lady Gaga muzika do të jetë gjithnjë primare në jetën e saj

Lady Gaga është një ndër këngëtaret më të njohura e cila e ka nisur karrierën e saj shumë vite më parë, dhe pas nje pune të madhe ka arritur të jëtë një diva e vërtetë. Së fundmi ish i dashuri i saj i dikurshëm Rob Fusari ka dhënë një intervistë për revistën e njohur `In Touch`, dhe neje vëmendje të vecantë i ka kushtuar dhe krijueses së albumit `Artpop`. Rob ka thënë :"Muzika do të jetë gjithnjë primare në jetën e saj. Të ketë fëmijë dhe bashkëshort për të cilët të kujdeset është dicka që nuk ndodh. Ky nuk është tipi i saj."Por sigurisht ky është vetëm mendimi i tij, sepse në intervitën që i dashuri i saj prej dy vitesh ka dhënë ëhstë mësuar se cifti kanë plane të tjera. Taylor Kinney është shprehur :"unë vij nga neje fasmilje e madhe dhe për pasojë dëshiroj qe të kem shumë fëmijë. Nuk e mendoj dot veten time si babain e një fëmije të vetëm. Dëshiroj të kem aq shumë fëmijë sa të krijoj një skuadër të plotë." Ndërs krijuesja e hiteve si `Applause`, `Just Dance `, `Pocker face` , `Alejandro ` e shumë të tjera, ka pohuar të njëjtën gjë në një intervistë me moderatoren e famshme Oprah Winfrey ."Sigurisht që unë dëshiroj të behem nënë, të kem një bashkëshort dhe të krijoj familje. Do të më pëlqente që te kasha shumë fëmijë dhe të isha e rrethuar gjatë gjithë kohës nga ata. Por tani nuk është momenti i duhur. Do të duhen edhe disa vite të tjera." Gaga emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta , sapo ka ndërruar dhe ngjyrën e flokëve duke i kthyer nga të verdha në të gjelbër. Por ditëne martë të kësaj jave, kur ajo performoi në `The Voice` përkrahë anëtares së jurisë Christina Aguilera, vuri një paruke duke u kthyer sërish në bjonde.[gallery link="file" order="DESC" columns="9" orderby="title"]