Fotot më të bukura të 2013-ës nga National Geographic, nga e gjithë bota

National Geographic ka shpallur foton më të bukur të 2013-ës dhe ajo është ky ari që ju po shihni, i cili është bllokuar poshtë akullit gjatë një tentative për të kapur peshq. Pas një viti, revista prestigjioze ka mbyllur në fillim të këtij muaji konkursin, në të cilin u paraqitën rreth 7000 fotografi të ndara në tre kategori bazë: Njerëz, natyra dhe kafshët. Imazhet janë dërguar në adresë të National Geographic nga fotografë amatorë dhe profesionist, ndërsa janë marrë në 150 vende të botës. Disa prej fotve më të vlerësuara ne i kemi hedhur më poshtë, ndërsa ato u përzgjodhën nga një panel ekspertësh në vetë National Geographic.Fituesi ishte Paul Souders dhe mori 10 mijë dollarë shpërblim, teksa arriti që të fotografonte në ari polar në Kanada që ndodhej poshtë akullit.[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]