Mario Lopez asnjëherë nuk e ka lënë familjen e tij pas dore
Ai është një ndër moderatorët më të famshëm në SHBA i cili njihet për intervistat që zhvillon me shumë të njohur, pyetjet goditëse por edhe për sensin e humori. Por përvecse një profesionist i vërtete i cili ka nje axhendë të mbingarkuar Mario Lopez asnjëherë nuk e ka lënë familjen e tij pas dore. Në cdo intervistë që ai ka dhënë është shprehur se për te primare është vetëm bashkëshortja e tij Courtney dhe dy fëmijët Gia dhe Dominic.Jo shumë kohë më parë ai i prezantoi të gjithë bootës djalin e tij të vogël Dominic i cili erdhi në jetë 3 muaj më parë. Kur u pyet se si dëshironte që të ishte i biri në të ardhmen ,Mario u shpreh :"Dëshiroj që djali im të jetë si unë, dua që ai te dijë të jetë shumë i edukuar dhe të dijë të respektojë të tjerët. Por gjëja e parë që do t`i mësoj Dominic është si të sillet me një femër. Kjo është dicka shumë e rëndësishme." Mario gjtihashtu ka pranuar se dëshiron që të jetë baba i shumë femijëve, pasi roli i prindit e bën të ndihet i lumtur.Së fundmi moderator së bashku me familjen e tij kanë udhëtuar për në vendlindjen e tij në Meksikë ku dhe do të kalojnë Krishtlindjet. Një ndër arsyjet kryesore përse ata dëshirojnë të kalojnë pushime të ngrohta është sepse këto janë Krishtlindjet e para të Dominic si dhe përvjetori i parë i martesës së tij. Në fotografitë e shkrepura ai po i kushton të gjithë kohën Gias dhe djalit të cilin preferon ta quajë `Nico`.